Kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandër Daboviq, uroi Pashkët Arqipeshkvit të Tivarit, Imzot Don Rrok Gjonleshaj dhe të gjithë besimtarët të fesë Katolike.
Në emër të Komunës së Ulqinit dhe në emrin tim personal, Juve dhe te gjithë besimtarëve katolik, ju percjelli urimet më të përzemërta me rastin e festës së madhe të Pashkëve, thuhet në urimin e kryetarit të Komunës së Ulqinit Aleksandër Daboviq.
Me dëshirën që gëzimi i kësaj feste të madhe, edhe në këto kohëra të vështira, të kontribojë në angazhimin për ruajtjen e besimit, tolerancës dhe respektit reciprok.
Në këto ditë të vështira sfidash, kur të gjithë përballemi me pandeminë e koronavirusit, ju uroj qe kete fest ta kaloni ne paqe dhe qetesi në rrethin e të dashurëve tuaj familjar, përfundon urimin kryetari i Komunës së Ulqinit Aleksandër Daboviq.
Poashtu urim ka derguar edhe kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu. Urimin e Cungut mund ta lexoni më poshtë.
Mesazh urimi për festën e Pashkëve
Të dashur motra dhe vëllezër,
Të nderuar besimtare dhe besimtarë,
Dëshiroj sinqerisht t’ju shpreh dhe t’ju përcjell të gjithë besimtarëve të krishterë, në veçanti atyre me kombësi shqiptare, në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal, urimet më të mira e të përzemërta për festën e Pashkëve!
Festa e Pashkëve është simbol i shpresës ndaj dëshpërimit, guximit ndaj frikës, i të mirës ndaj së keqes, por edhe për të ndarë së bashku frymën e solidaritetit dhe ndjenjës komunitare.
Uroj që mirësia e Zotit t’ju japë forcë për të përballuar vështirësitë në këtë kohë pandemie dhe t’ju japë forcë për të besuar në një të nesërme më të mirë! Shëndet, paqe dhe gëzime në familjet e juaja!
Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen!
Gëzuar e për shumë mot Pashkët!
Kryetar,
Nazif Cungu