Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi z.Dritan Abazoviq ka uruar Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti për emërimin e tij në atë post.
Në urimin e tij Abazoviq shpreh besimin e plotë se përvoja e tij personale dhe politike do të kontribuojë në zhvillimin dhe prosperitetin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, shkruan Ulqini Online.
Poashtu z. Abazoviq vlerëson marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore në mes dy vendeve duke pritur që bashkëpunimi të sjellë përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës.
Urimin e plotë të z. Abazoviq mund ta lexoni më poshtë.
Z. Albin Kurti,
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Shkëlqësia Juaj,
Me shumë nder dhe me urime të përzemërta, ju shpreh përgëzimet e mia të sinqerta për emërimin tuaj në postin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Kam besim të plotë se përvoja juaj personale dhe politike do të kontribuojë në zhvillimin dhe prosperitetin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj.
Përfitojë nga rasti, që të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit midis vendeve tona, në bazë të marrëdhënieve të mira konfidenciale, mirëkuptimit dhe respekteve të ndërsjellta.
Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore në mes dy vendeve tona, pres që bashkëpunimi të sjellë përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës.
Shkëlqesi, ju lutem pranoni me sinqeritetin më të lartëpërgezimet e mia.
Zëvendëskryeministri,
Dr. Dritan Abazoviq