
Nga Kuvendi i Komunës së Ulqinit mësohet për një lajmërimin për Thirrjen për mbledhjen e parë të seancës së parë të rregullt.
Nga ky lajmërim mësohet se sot, më 10 mars 2021, është bërë thirrja për mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, në të cilën do të shqyrtohen pika e mëposhtme të rendit të ditës, shkruan Ulqini Online.
1) Konstatimi i dorëheqjes së kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit
2) Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit
3) Konstatimi e përfundimit të mandatit të kryetarit të Komunës së Ulqinit dhe,
4) Zgjedhja e kryetarit të Komunës së Ulqinit. Mbledhja do të mbahet të hënën, më 15 mars 2021, me fillim në ora 11.
Zgjedhja e udhëheqësve të rinj të institucioneve të Komunës së Ulqinit vjen pas shkuarjes në penzion të kryetarit të Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq dhe paraqlajmërimit për dorëheqje të kryetarit të Kuvendit komunal Ilir Çapunit.