Ministrja e shëndetësisë të Malit të Zi, Jelena Boroviniq- Bojoviq ka njoftuar se nesër, në ora 15, do të kumtohen korrigjimet e masave për pengimin e përhapjes së korona virusit.
Siç shkruan rtcg, ajo ka theksuar se në bazë të indikatorëve aktual, me siguri nuk do të ketë zbutje të masave. Budva po shënon një rënie të butë të numrit të pacientëve të cilët paraqiten për ndihmë në covid ambulancat, mirëpo që të shihet efekti i masave të reja duhet të kalojë periudha e inkubacionit prej 7 deri në 14 ditë, ka theksuar dr. Marija Malishiq nga Shtëpia e shëndetit në Budva, transmeton Ulqini Online.
Edhe kryebashkiaku i Kotorrit, Vlladimir Jokiq, ka deklaruar se situata epidemiologjike në këtë qytet është duke u stabilizuar.”Numri i të prekurve nga dita në ditë është në rënie, kështu që mund të vërehet se po ndodh stabilizim i situatës epidemiologjike”, ka theksuar Jokiq. Ai ka shtuar se në Kotorr janë në fuqi masat të ngjashme me ato në Budvë dhe në Tivat, duke shtuar se, nëse respektohen, masat duhet të japin rezultate.
Në “zonën e kuqe” është edhe komuna e Ulqinit.