Në Podgoricë, Nikshiq, Cetinë, Herceg Novi, Ulqin dhe Kotor, puna e objekteve hotelierike do të ndalohet, kështu tha Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë të Malit të ZiBorko Bajic, në një konferencë shtypi. Masat e reja duhet të jenë në fuqi për 14 ditët e ardhshme, transmeton Ulqini Online.
Tani për tani, nuk ka kalim në mësimdhënie online në ato komuna, për shkak të, siç shpjegohet, shëndetit mendor të fëmijëve. Ai në konferencën për shtyp tha se ndalimi vlen për restorantet, kafenetë, kafeteritë, restorantet e hotelit, përveç mysafirëve që janë akomoduar në hotel, të cilët punojnë në periudhën prej 7 deri në ora 18.
“Ësshtë e lejuar të përgatitet ushqimi sipas porosisë, por pa ndalim dhe konsum para ambienteve që përgadisin ushqim të shpejtë, përfshirë hotelierinë, në periudhën prej shtatë deri në ora 22”, tha Bajic.
Ai kujtoi se masa të tilla ishin futur më herët në Tivat dhe Budva.