Të sthunën qytetarë të shumtë të Ulqinit ishin drejtuar ullishtës së Valdanosit ku organizohej një aksion simbolik rreth pastrimit të kësaj ullishteje që për vite të tëra nuk kishte qasje nga ulqinakët. Në këtë aksion ishin shumë qytetarë por edhe politikanë. Në mesin e tyre edhe nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviq.
”Ka filluar çlirimi i Valdanosit”, kështu fillon një shkrim të tij në rrjetet sociale nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviq rreth aktivitetit të së shtunës.
Ai për këtë falenderoi qytetarët, përfaqësuesit e bashkësive fetare, ministrën e Mbrojtjes Olivera Injac, ministrin e Bujqësisë Aleksandar Stijoviq, ministrin e Administratës Publike Tamara Srzentiq, deputetët Miodrag Lekiq, Genci Nimanbegu, Fatmir Gjeka, Komunën e Ulqinit, OJQ Mogul, Martin Shnajder Jakobi dhe përfaqësuesit e shoqatave tjera, mediat, miqtë nga Tivari dhe krejt Malit i Zi.
Abazoviqi me veprimet e e dertianishme është duke treguar angazhim të madh rreth Valdanosit dhe kjo është vizita e dytë e tij në nivele kaq të larta në këtë vend shumë të ndjeshëm për ulqinakët. Ditën e së shtunës në sytë e qytetarëve sikur u shihte një shpresë e madhe për kthimin e pronave në Ullishtën e Valdanosit.