Mund të duket e pabesueshmë por e vertetë, në Ulqin nuk ka as edhe një kënd apo kompleks sportiv ku fëmijët dhe të rinjtë ta shfrytëzonin dhe të kenë kushte minimale për kalim kualitativ të kohës së tyre të lire. Ka disa fusha komerciale por që edhe ata janë me pikatore. Qytetet tjera në Mal të Zi kanë kënde të tilla pothuajse poshtë çdo pallati. Komuna e Ulqinit dhe qeverisja vendore në këtë drejtim janë inekzistente, shkruan Ulqini Online.
Një gjë e tillë nuk është duke u paraqitur si problem nëpër fshatrat e Anës së Malit. Pothuajse çdo fshat është organizuar dhe ka ndërtuar fusha të vogla sportive për të rinjtë dhe më të vegjëlit. Duhet shtuar se në të gjithë këtë meritë kanë banoret e fshatrave që me vetorganizim kanë bërë të mundur diçka shumë të rëndësishme për rrethin dhe shoqërinë.
Investimi dhe organizimi më i fundit në Anë të Malit vjen nga banorët e fshati Millë ku sipas pamjeve të fundit që vine nga ky vend, edhe pak punë kanë mbetur të kompletohet edhe një kompleks i bukur dhe simpatik në këto anë.
Më poshtë mund të lexoni të plotë mesazhin e kryeorganizatorit te kesaj iniciative, z. Skender Nasradini.
“Pas një dite pune të gjatë dhe të lodhshme nuk mund pa falenderu të gjithë ata që janë pergjigjur thirrjes për pune, poashtu falenderoj shumë edhe rininë e Millës nalt!’’.
Për çdo lëvdatë.