Koha Javore në bashkëpunim me Horizontin e Ri shpallin THIRRJE PUBLIKE për shkrime investigative.

Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është lufta ndaj korrupsionit, nxitja e llogaridhënies te vendimmarrësit dhe zyrtarët publikë, forcimi i rolit mbikëqyrës të gazetarëve në promovimin e lirisë së shtypit dhe sundimit të ligjit.

Përparësi do t’i kushtohet propozimeve që do të trajtojnë një apo disa nga çështjet e mëposhtme:

  • Raste korrupsioni ose abuzimi me postin publik në administratën vendore;
  • Favorizim, nepotizëm ose mungesë transparence në marrëdhënie të ndryshme kontraktuese;
  • Kontratat me negocim ose tenderët me vetëm një konkurrent efektiv;
  • Realizimi i punëve publike para bërjes së tenderit;
  • Transparenca e harxhimit të parasë publike nga buxhetet e komunave apo institucioneve publike
  • Keqmenaxhim i burimeve natyrore ose pronave publike;
  • Ndryshime jo transparente / pa procedurë në administratën lokale ose në emërime;
  • Degradimi / mbrojtja e mjedisit;
  • Mungesë taksimi për zënie të hapësirës publike;
  • Lidhje kontrate ofrim-shërbimi pa një akt/vendim për punën që do të kryhet;
  • Kujdesi shëndetësor, Edukimin, Mbrojtja sociale,

       dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesit publik në komunitetet lokale

Shkrimi / raporti hulumtues me të cilin konkurrohet, duhet:

•  të jetë i bazuar në të dhënat që merren në baze të Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion

•  të jetë i përqendruar në mbrojtjen e interesit publik

•  të ndërgjegjësojë publikun e gjerë mbi çështjet e korrupsionit dhe pasojat e tij në jetën e qytetarëve

Procesi i ndarjes së çmimeve do të bëhet nga Stafi i Projektit me ndihmën e ekspertëve të angazhuar.

Tre artikujt e vlerësuar si më të mirët do të shpërblehen me këto çmime:

Çmimi I –  400 euro

Çmimi II – 300 euro

Çmimi III – 200 euro

METODA E APLIKIMIT

Artikujt do të dërgohen në redaksinë e gazetës “Koha Javore”, në e-mail adresën: kohajavore@t-com.me, me shënimin “THIRRJA PËR SHKRIME HULUMTUESE”

Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët shqiptarë në Mal të Zi të punësuar pranë mediave apo në profesion të lirë si dhe çdo individ i interesuar për gazetarinë hulumtuese.

Thirrja do të jetë e hapur tre muaj – deri më 30 prill 2021.

Kjo thirrje publikohet në kuadër te projektit “Parandalimi i Korrupsionit dhe Promovimi i Pjesëmarrjes Qytetare” i mbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA – Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile për Drejtësi Penale.

By admini