Fillimi i fushatës së Lëvizjes Vetevndosje në Pejë

Në Kosovë filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 14 shkurt. Fushata zgjedhore në Kosovë do të zgjasë vetëm 10 ditë. Në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare marrin pjesë 28 subjekte politike, prej tyre, 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Të gjitha partitë garojnë për 120 vende në parlament.

Sipas KQZ-së numri i votuesve brenda Kosovës është 1 milion e 794 mijë e 862 votues, apo 143 mijë e 6 votues më pak, kjo pasi është bërë pastrimi i listave nga personat e vdekur dhe nga ata me dokumente të UNMIK-ut.

Fovorit kryesor për fitimin e këtyre zgjedhjeve duket Lëvizja Vetevendosje e cila ka lidhur një koalicion parazgjedhor me listën e Vjosa Osmanit. Sipas sondazheve qe vinë nga Kosova, shumica e tyre dalin me shifra bindëse mbi 50% në favor të kësaj lëvizje

By admini