Ilustrim

Pothuaj se çdo i dyti qytetarë i Malit të Zi, respektivisht 42% të tyre, do të vaksinohej kundër koronavirusit sikur vaksina të ishte në dispozicion. Siç shkruan rtcg, këtë e ka vërtetuar sondazhi i fundit i IPSOS i cili është realizuar prej 15 deri me 18 dhjetor në mostrën reprezentative nacionale, me përkrahjen e ambasadës britanike në Podgoricë dhe të UNICEF-i, transmeton Ulqini Online.

Gjatë dy muajve të fundit numri i qytetarëve të cilët  do të vaksinoheshin kundër korona virusit është rritur 4%. Po ashtu në krahasim me muajin tetor shënon rënie edhe numri i qytetarëve të cilët kanë dyshime të caktuara ndaj vaksinës.

Organizata botërore e shëndetësisë që në vitin e kaluar , jo vendosshmërinë për vaksinim , dyshimin ose refuzimin e vaksinimit edhe përkundër ekzistencës së saj, e ka shpallur njërën prej 10 kërcënimeve më të mëdha për shëndetin publikë në përgjithësi.

By admini