“Çështja e kufirit dhe e lumit Cem mund të zgjidhen “

Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq ka konstatuar se Mali i Zi dhe Shqipëria zhvillojnë marrëdhënie dhe raporte të mira reciproke dhe të cilat, siç ka theksuar mendon se gjatë mandatit të Qeverisë aktuale të ekspertëve mund të avancohet edhe më tepër.

Ai dje ka pritur sot ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi Ridi Kurtezi. Siç shkruan rtcg, Krivokapiq ka konstatuar se çështja e kufijve dhe e lumit Cem janë fusha në të cilën dy shtetet duhet të punojnë edhe më tepër drejtë zgjidhjeve më precize, por është i bindur se përmes vullnetit të mirë të dy anshëm ato edhe mund të zgjidhën, transmeton Ulqini Online.

Ambasadori Kurtezi ka theksuar se marrëdhëniet malazezo shqiptare janë shembull i raporteve të mira në rajon duke vlerësuar praktikën e takimeve të rregullta të përbashkëta të dy qeverive si një mekanizëm i cili duhet ruajtur dhe vazhduar sepse inicon projekte të mira dhe synon realizimin e qëllimeve të përbashkëta të dy vendeve, antarësimin në BE , sigurinë, paqen dhe bashkimin në rajon.

Ambasadori i Shqipërisë ka theksuar edhe çështjen e pakicave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe të asaj malazeze në Shqipëri duke shtuar se amza shqiptare e nxitë diasporën në Mal të Zi që të veprojë në të mirë të shtetit të Malit të Zi dhe ti kontribuojë zhvillimit të tij të mëtejmë.

By admini