Rekordmeni shqiptar i notit, Klavio Meça ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së të riut nga Fushë Kruja, i cili shihej si e ardhmja e këtij sporti në vendin tonë. Sipas informacioneve zyrtare dyshohet arrest kardiak.

Meça mbante rekordin kombëtar në 400 m stil i lirë (4’04”03), të vendosur në Kampionatin Botëror të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Njoftimi nga Kmiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar:
“Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar Klavio Meca në moshën 24 vjec. Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe…

Kujtojmë që notari Klavio Meca, ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa vecojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03. Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive. KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv.

U prehsh në paqe kampion! Do të na mungosh…”./Beqir Sina/

By admini