Në zonën afër Komunës së Ulqinit pothuajse për çdo ditë trotuarët janë të bllokuar nga parkime të automjeteve të ndryshme. Në atë zonë është e pamundur të ecesh dhe të përdoren në mënyre normale trotuaret

Në lidhje me këtë temë në Kuvendin e Ulqinit foli këshilltari dhe njëheri deputeti i DPS-it Luigj Shkreli. Ai gjatë fjalimit të tij tregon se këshilltarët e Kuvendit të Ulqinit, pothuajse të gjithë, edhe vetë ai me ta, siç vet deklaroi, parkojnë automjetet e tyre në trotuarët përreth Komunës së Ulqinit, shkruan Ulqini Online.

Pra, rast për të mos u marrë shembull, ata që janë të votuar për të shkruar e miratuar ligje, vet i shkelin me të dy këmbët.

By admini