Deputeti shqiptar Genci Nimanbegu ka reaguar në lidhje me vendosjn e yllit pranë Kosovës. Edhe përkundër reagimit nga kjo ministri ku thuhet se e gjithë kjo ishte një gabim, Nimanbegue nuk beson në një gjë të tillë.

‘’Sot Ministrja re e Shendetit Boroviniq-Bojoviq ka vendosur yll pas emrit te Kosoves në masat e para antiCovid.
Pas lajmërimit të kësaj nga mediat arsyetohen me “gabim”.
Pse gabimin nuk e bënë të ndonjë shtet tjetër nga lista!‘‘, shkruan Nimanbegu në një shkrim të tij, transmeton Ulqini Online.

Edhe mediat më të njohura elektronike në Kosovë në ballinat e tyre pasdrekën e së martes kishin publikuar lajmin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi ku Kosovës i referohen me fusnotë.

By admini