Gjatë përgatitjes së tabelës me masën e re të masave në luftën kundër pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid 19, ndodhi një gabim teknik, gjatë të cilit Kosova u shënua me një yll, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
“Menjëherë pasi u vu re, shërbimet operative, informuese të Ministrisë së Shëndetësisë korrigjuan gabimin teknik, i cili mund të shihet në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe në Gazetën Zyrtare të Malit të Zi”, thuhet në deklaratë, shkruan Ulqini Online.
Duhet të kujtojmë se Ministria lëshoi masa të reja në luftën kundër koronavirusit sot, dhe në njoftimin për shtyp, Kosova ishte shënuar me yll, e cila është një shenjë e përdorur nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën.