Mediat më të njohura elektronike në Kosovë në ballinat e tyre kanë publikuar një lajm të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi ku pranë Kosovës i referohen me fusnotë.

Edhe pse ishin zotuar se s’do të ketë ndryshim qëndrimi për Kosovën, Qeveria e re e Malit të Zi në vendimin e parë të publikuar, ka vënë në dyshim zotimet. Vetëm një javë pasi mori detyrën, kjo qeveri e ka vënë Kosovën në fusnotë, shkruan Koha Net.

Në publikimin e fundit për masat anti-COVID në vend është folur edhe për tranzitin e banorëve të shteteve fqinj nëpër Malin e Zi. Në këtë listë, Kosova shihet me fusnotë. Masa mban titullin për kalimin tranzit të banorëve të “BeH-së, Serbisë, Kosovës* dhe Shqipërisë përmes Malit të Zi”. Dokumenti është lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë. Në pikën për kalim tranzit për vendet fqinje theksohet se “lista e verdhë”, aty ku hyn Kosova, mund të kalojnë tranzit nëpër Mal të Zi, pa detyrimin për të pasur testin PCR.

Masat e reja hyjnë në fuqi sonte në mesnatë.

Image

Qeveria e re e Malit të Zi u formua në fillim të dhjetorit. Kryeministër u zgjodh Zdravko Krivokapiq, ndërsa zëvendëskryeministër ishte shqiptari Dritan Abazoviq. Para se të formohej Qeveria, liderët e koalicionit ishin zotuar, ndër tjerash se s’do të ketë tërheqje të njohjes së Kosovës.

By admini