Për nder të festës më të madhe shqiptare, 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, në Tuz në të gjitha institcucionet publike do të valvitet flamuri kombëtar, kështu mësohet nga në ftesë e të parit të kësaj komune z. Nik Gjeloshaj.
”Në prag të festës së Flamurit, me këtë rast i ftoj institucionet publike në komunën tonë që të vendsosin flamurin kombëtar me rastin e 28 Nëntorit!”, kështu shkruan Gjeloshaj në një post të tij tij në rrjetet sociale, transmeton Ulqini Online.
Gjeloshaj shkon edhe më tej duke paralajmëruar edhe gjoba për ata që nuk e respekotjnë apelin e tij.
”Nëse nuk respektohet apeli im, institucionet mund të gjobitën sipas ligjit!”, përfundon shkrimin e tij Nik Gjeloshaj.