I caktuari për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, paraqiti propozimin përfundimtar për përbërjen e qeverisë.
‘’Vendosa të kem një nënkryetar dhe ai nënkryetar është Dritan Abazoviq’’, kështu deklaroi Krivokapiq, transmeton Ulqini Online.
Krivokapiq prezantoi edhe propozim emrat e ministrave të rinj. Në këtë mënyë, ministrat e rinj sipas ministrive do të jenë:
Ministrja e Mbrojtjes – Olivera Injac
Ministri i Punëve të Brendshme -Sergej Sekuloviq
Ministri i Punëve të Jashtme – Gjjorgje Raduloviq
Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale -Milojko Spajiq
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve – Vesna Bratiq
Ministrja e Shëndetësisë – Jelena Boroviniq Bojoviq
Ministri i Zhvillimit Ekonomik – Jakov Milatoviq
Ministri i Investimeve Kapitale – Mladen Bojaniq
Ministrja e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias – Tamara Srzentiq
Ministri i Ekologjisë, Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor – Ratko Mitroviq
Në qeverinë e re të Malit të Zi nuk do të jenë pjesë e koalicionit subjektet politike shqiptare dhe në këtë mënyrë nuk do të kemi as edhe një post ministror që ju përket subjekteve politike shqiptare.