Këshilltari I Lëvizjes  qytetare URA në Kuvendin komunal të Ulqinit Nevryz Shaptafi në një shkrim të tij në rrjetet sociale ka ngritur disa pyetje. Të gjitha pyetjet e z. Shaptafi kanë të bëjnë me ndërmarrjen e Parking Servisit në Komunën e Ulqinit.

Më poshtë e publikojmë të plotë shkrimin e z. Shaptafi.

Komuna e Ulqinit e akordon shumen prej 60.000€ Parking Servisit , edhe pse sipas bilanseve te Parking servisit te hyrat gjate 2019 ne kete ndermarrje kane qene rreth 263.000€

Sipas buxhetit te vitit 2020 Komuna e Ulqinit ka planifikuar qe Parking servisit ti ndihmoje me 1.000€, ndersa i ka ndihmuar me 60.000€

Shtrohet pyetja:

1.A eshte e nevojshme qe ti ndihmohet nje ndermarrje si Parking servisi me 60.000€

2.Si eshte e mundur qe Komuna ka te holla per Parking servis ndersa nuk ka te holla per studentet e ekselences?

3.Si jane shpenzuar 263.000 € te cilat jane te hyra ne llogarine e Parking servisit?

4.Ne cilen menyre shpenzuar neto fitimi prej 20.985€

5.Si eshte e mundur qe nje firme e cila ushtron aktivitetin e vet per me pak se 2 vite, ka nevoje per ndihme prej 60.000€ qe eshte gati 25% e te hyrave qe ka pasur kjo firme gjate vitit 2019?

6.A duhet papergjegjesia dhe keqmenaxhimi i Parking servisit te jete me i vlefshem sesa bursa ndaj studenteve te ekselences?

Une dhe kolegu im Omer Bajraktari si keshilltarë te Levizjes qytetare URA ne Kuvendin e Komunes se Ulqinit, jemi duke pergatitur amendamentin ne baze te te cilit ne buxhetin e Komunes se Ulqinit per vitin 2021 e me tej te parashikohen nga 200€ ne muaj per cdo student te ekselences!

By admini