Ministria e arsimit të Malit të Zi me lajmërim të ditës së diele njofton se shkollat ​​në Budva, Kollashin, Ulqin, Cetinë dhe Zhablak nga nesër do të kalojnë në sistemin e mësimit në distancë, dmth në këto shkolla do të ndërpriten mësimi përkohësisht, dhe për të paktën për dy javë, sepse incidenca kumulative në këto komuna, sipas të dhënave më të fundit, ka tejkaluar 800/100 000. Më këtë  vazhdon zbatimin e të ashtuquajturit sistemi i “semaforëve” për shkollat, që, ndër të tjera, do të thotë që mësimi në shkollat në komunat “e kuqe” të ndërpriten përkohësisht dhe bëhet kalimi në mësimin në distancë, por me konsulta dhe testime të vazhdueshme në shkollë, shkruan Ulqini Online.

Duhet shtuar se në këtë më së paku kanë kontribuar shkollat ku përgjegjësia e të punësuarëve dhe nxënësve ishte në nivel shumë të lartë. Papërgjegjshmëria qytetare bëri që fëmijët të vuajnë të gjithë këtë pasi mësimi në distance është shumë më i vështirë se sa ai i rregullt.

By admini