Nje lokal në Ulqin

Forca e Re Demokratike mbështet shqetësimet dhe kërkesat e afaristëve të Ulqinit duke konsideruar vendimin për mbylljen e lokaleve dhe restauranteve në Komunën e Ulqini si një hap drejt falimentimit të bizneseve, thuhen në një kumtesë të Shërbimi për media të Forcës së Re Demokratike.

Duke filluar nga masat e muajit Mars, afaristët dhe bizneset e vogla ishin direkt të goditura nga masat që shteti morri për të parandaluar pandeminë e shkaktuar nga virusi Covid-19. Këto masa rënduan ekonominë e qytetit dhe qytetarit i lejuan që shpresat e vetme t’i kenë në sezonin turistik.

Kujtojmë që sulmi tjetër në ekonominë e qytetit është bërë gjatë verës kur kufiri Mal i Zi -Shqipëri dhe Mal i Zi-Kosovë,  nga vijnë shumica e turistëve të Ulqinit,  është mbajtur i mbyllur. Komuna e Ulqinit ka qenë e vetmja që e ka pësuar këtë mbyllje sepse kujtojmë, që kufinjtë me vendet që emitojnë turistë për qytetet e tjera në Mal të Zi janë hapur.  Kështu, me masa drakonike dhe pa ndihma ose kompensime adekuate, ekonomia e qytetit i plotësoi kushtet për shpalljen e krizës të thellë ekonomike.

Vendimi për mbylljen e tretë i cili hyri në fuqi gjate fundjavës të kaluar po i detyron afaristët e qytetit drejt falimentimit dhe mbylljes së bizneseve. Pasojat që ende mund të shmangen mund të jenë katastrofike duke prodhuar një numër të madh shtesë të papunësisë që do sjellë vështirësi në sigurimin e egzistencës.
Ky vendim, që godet ekonominë e qytetarit dhe qytetit në tërësi, i kalon masat këshilluese dhe udhëzuese, duke u shndërruar në dënim për afaristët dhe bizneset të cilët kanë respektuar maksimalisht masat që ishin në fuqi.

Për këtë, ftojmë Trupin Nacional Koordinues për Sëmundjet Infektive, që të tregojë ndjeshmëri për masat e marra më parë dhe situatën në tërësi dhe të tërheqë këtë vendim për të mos çuar në falimentim bizneset e Ulqinit dhe ekonominë e tij në tërësi.

By admini