Interneti është një mjet komunikimi e argëtimi i përdorur në mbarë botën. Interneti tashmë nuk është më një risi për fëmijët dhe të rinjtë por një nevojë e domosdoshme për ata. Të gjithë fëmijët kanë një sërë të drejtash që duhet të respektohen, edhe në internet. Ata kanë të drejtën për të mos u shqetësuar, ofenduar apo ngacmuar nga përdoruesit e tjerë. Ata kanë të
drejtë të komunikojnë dhe gjithashtu të argëtohen, shkruan , nga isigurt.al. Në anën tjetër, fëmijët kanë të drejtë të marrin informacione dhe të ketë përmbajtje të përshtatshme për moshën e tyre, dhe ne mund të themi se zhvillimet teknologjike kanë gjeneruar mundësi të reja që përfshijnë të drejtën për të prodhuar informacion, për të shprehur veten e tyre dhe për të gjeneruar ide. Tani ata janë protagonistë të internetit, dhe jo vetëm konsumatorët pasiv. Zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë në vitet e fundit shoqërohet njëkohësisht edhe ekspozimin e fëmijëve ndaj risqeve të shfaqura si rrjedhojë e lundrimit jo të sigurt të fëmijëve në internet. Prandaj ne si shoqëri duhet të marrim masa në mënyrë që fëmijët të jenë të sigurt.

Shkarko materialin

Temë nga projekti “Shkruaj, lexo dhe fol shqip”, një pjesë e të cilit është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.

By admini