Diskursi politik

Në pritje të bisedimeve për pjesëmarrje në Qeveri, për shqiptarët parësore duhet të jenë jo interesat personale por  pozita dhe statusi i shqiptarëve në Mal të Zi, sepse ka ardhur koha të ndryshoj qasja e pushtetit, që të përfitojnë shqiptarët e jo individet si deri më tash, e ate kryesisht në fushën e punësimit që paraqet treguesin kryesor  të barazisë qytetare  e nacionale në këtë mjedis. Me pjesëmarrjën e pakicave kombëtare në Qeveri si parnter e jo dekor  do dëshmohej në praktikë se qeverisja nuk është pronë e shumicës parlamentare por edhe të tjerëve që janë pjesë e mozaikut politik  në këtë mjedis.

Nail   Draga

Duke analizuar periudhën e pjesëmarrjës në Qeveri nga viti 1997 e më pas, del qartë së shqiptarët nuk mund të jenë të kënaqur me përfaqësimin e tyre përkatësisht të punësimit sipas pjesëmarrjës në popullsinë e përgjithshme. Dhe një trend i tillë dëshmon pabarazinë praktike, sepse çështja e punësimit nuk zgjidhet nëse vendoset si ministër ndonjë individ shqiptar, apo drejtor në ndonjë ministri. Çështja e tillë është me peshë të veçantë sepse struktura e të punësuarve është dëshmi e barazisë nacionale në çdo mjedis. Dhe të ndodhur në një situatë të tillë të pavolitshme, ku në sajë të privatizimit u plaçkiten të gjitha ndërmarrjet ekonomike, papunësia u rrit dukshëm andaj për të mbijetuar  zgjidhje e imponuar ishte emigrimi  në botën e jashtme. Dhe nga një dukuri e tillë çdo i treti shqiptar nga Mali i Zi është në botën e jashtme, me trend të vazhdimit që do të jetë me pasoja për shqiptarët në këtë mjedis.

Të refuzohet ministria  e pakicave

Deri më tash  për pjesëmarrje në Qeveri për shqiptarët  ka qenë e rezervuar Ministria e Popujve Pakicë dhe të Drejtave të Njeriut. Por, duke marrë parasysh se shqiptarët kanë kuadra edhe për fusha të tjera, mendoj se do të ishte e udhës që nëse arrihet marrëveshja për pjesëmarrje në Qeveri, një ofertë  e tillë duhet të refuzohet. Sepse një ministri e tillë me tepër ka qenë në favor të imazhit të Qeverisë, se sa të vet shqiptarëve,  sepse nga ajo ministri elektorati shqiptar nuk ka pasur përfitim, përveç benifiteve personale.

Në këtë aspekt shqiptarët  duhet të orientohen nga disa ministri tjera, siç janë ministria e ekonomisë, turizmit, bujqësisë etj. Ndërsa në fushën e arsimit dhe të kulturës duhet të ekzistojë një qasje tjetër, e jo si deri më tash, pa peshën e duhur në ruajtjen e identitetit arsimor e kulturor. Sepse shqiptarët janë të vetmit popullsi josllave me gjuhë, kulturë e tradita të veçanta nga të tjerët, andaj duhet gjetur forma dhe mundësi në mbrojtje dhe ruajtje të identitetit kombëtar nga aspiratat asimiluese. Nuk ka dilemë se për ndryshime pozitive në këtë drejtim përveç kuadrave me integritet personal e profesional duhet patjetër të ekzistojë vullneti politik i pushtetit i cili deri më tash ka munguar(!).

Mungon platforma politike

Duke marrë parasysh se deri më tash nuk ekziston ndonjë platformë politike e cila do të ishte e pranueshme për të gjithë spektrin politik të shqiptarët në Mal të Zi, është e udhës të punohet për dy platforma: platforma për veprim politik dhe platforma e përgjithshme politike.

Në këtë aspekt përkujtoj së në vitin 2015 është formuar një komision për shkruarjën e platformës, me pjesëmarrje nga përfaqësues të partive politike shqiptare, ku ishte edhe autori i këtij artikulli. Por, pas disa takimeve dhe shqyrtimit të materialit përkatës, për çudi komisioni ndërpreu punën, ku si shkas ishte jostabiliteti politik në pushtetin lokal të Ulqinit. Dhe nga ajo kohë e deri më tash nuk ka pasur nisma që të punohet në këtë drejtim, që nuk mund të arsyetohet nga partitë politike të shqiptarëve në Mal të Zi.

Nga bisedime në marrëveshje

Fillimisht duhet të zhvillohen bisedime nga përfaqësuesit e Listës shqiptare me shumicën e re parlamentare. Ndërsa lista e dytë parlamentare Koalicioni shqiptar, ka refuzuar për të qenë pjesë e pushtetit, duke theksuar se pjesëmarrja në Qeveri ku është edhe DF, për ata është i pa pranueshëm. Në sajë të  bisedave duhet të parashtrohen kërkesat që duhet të jenë jo me peshë personale për për pozitën dhe statusin e shqiptarëve në këtë mjedis.

Në lidhje me këtë çështje përkujtojmë se me 27.11.2016 është arritur një marrëveshje në lidhje me bashkëpunimin  paszgjedhor  në mes DPS-it dhe Koalicionit “Shqiptarët e vendosur”. Është çështje tjetër  se çka është shkruar dhe realizuar në praktikë  nga kërkesat në këtë marrëveshje, por ky është dokumenti i parë i kësaj natyre, duke krijuar raporte të partneritetit me pushtetin(DPS), për periudhën katërvjeçare(2016-2020). Dhe diçka të tillë presim të realizohet tash me shumicën e re parlamentare, por me një përmbajtje më të kompletuar.

Nëse shqiptarët kësaj here do të jenë pjesë e pushtetit, duhet të zgjedhin me përparësi kërkesat e tyre  dhe me afate të realizimit të tyre. Sepse çdo kërkesë e shqiptarëve që është në favor të tyre dhe nuk është kundër popujve të tjerë në Mal të Zi, duhet të pranohet nga ana e pushtetit demokratik, që është në favor të barazisë qytetare e nacionale si kudo në botën e qytetëruar.

Pakicat,  partner e jo dekor të Qeverisë

Në vendet demokratike çështja e përfaqësimit të pakicave është përcaktuar me kushtetutë si aktin me të lartë juridik e jo sipas disponimit të pushtetit. Andaj në këtë aspekt duhet të punohet edhe në Mal të Zi, sepse vetëm në këtë formë të veprimit do të eliminoheshn dilemat e përfaqësimit të tyre në qeverisje qendrore. Nga miratimi i pluralizmit kjo çështje asnjëherë nuk është trajtuar në mënyrë serioze, sepse ndaj pakicave kombëtare vazhdimisht ka ekzistuar qasja e animozitetit, sidomos kur janë në pyetje shqiptarët, që dëshmohet me mos  pjesëmarrje të tyre në Qeveri. Nëse kjo çështje ka ndryshuar nga viti 1997, më ndryshimet politike me formimin e Ministrinë e Pakicave dhe të Drejtave të Njëriut, që në një farë mënyre ishte e rezervuar për shqiptarët, të tjerat ministri kanë qenë të panjohura.

Pjesëmarrja e pakicave në Qeveri është në favor të prezantimit dhe përfaqësimit të tyre në pushtetin ekzekutiv, sepse çështjet preokupuese të pakicave  askush nuk mund ti paraqesë në mënyrë me të qartë se  sa vet ata. Dhe janë pikërisht  përfaqësuesit autentik të tyre, që ofrojnë  mundësi praktike të partneritetit me pushtetin  në këtë mjedis. Vetëm në këtë formë të veprimit pakicat eliminojnë përceptimin e tyre si dekor i qeverisë, që është koncept i demoduar për mjediset  me qasje autokratike.

Asnjë ministër shqiptar nga radha e DPS-it

Ndonëse në skenën politike në Mal të Zi  një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve votojnë DPS-in, ky subjekt politik  deri më tash   asnjëherë nuk kanë emëruar asnjë shqiptar  si minister  në Qeveri. Një konstatim i tillë, dëshmon se këtij subjekti politik shqiptarët i janë nevojitur për t’iu siguruar kontigjent të votave, e jo të emërojnë ndonjë shqiptar në pozitë të tillë. Nuk ka dilemë se një veprim i tillë  dëshmon  mos konsideratën ndaj kuadrave shqiptare nga ky   subjekt politik si në të kaluarën dhe në ditët tona.

Ndërsa e kundërta ka ndodhë me pjesëtarët e popullit boshnjak, të cilët vazhdimisht kanë pasur ministra, nga ana e subjektit të tyre politik(PB), por edhe në parti të tjera (DPS, PSD, SD), duke qenë të përfaqësuar në qeveri me shumë ministra, që ka ndikuar në punësimin e pjesëtarëve te popullit në tyre në institucionet dhe subjektët e ndryshme qeveritare.

Në pritje të realizimit të drejtave të mohura

Shqiptarët nuk duhet të mbesin peng të individëve apo interesave të ndryshme, por duhet të përpiqen për të realizuar në praktikë kërkesat e tyre që janë  optimale në avancim të pozitës dhe të statusit të tyre, sipas standardëve ndërkombëtare. Pjesëmarrja në Qeveri duhet të trajtohet si kompromis i dyanshëm, e jo sa për imazhin e tyre demokratik, por mundësi reale për të dëshmuar në praktikë se  kanë kapacitet demokratik  e jo si  Qeveria e deritashme, e cila në aspektin e punësimit të shqiptarëve ka pasur dështim të plotë.

Pikërisht duke pasur parasysh këto rrethana pushteti i ri duhet të ofrojë mundësi për realizimin praktikë të drejtave të mohura, të cilat pushteti aktual i ka injoruar vite më radhë. Dhe një veprim i tillë ofron mundësi te bashkëpunimit në nivel të partneritetit, ku përfaqësuesit autentik të shqiptarëve këtë moment duhet shfrytëzuar jo për interesa personale siç ka qenë deri më tash por për  të avancuar pozitën dhe statusin e tyre në këtë mjedis.

( 12 Tetor  2020)

By admini