Kur të gjithë prisnim probleme serioze me fillimin e vitit të ri shkollor lidhur me shtrirjen e virusit Covid-19 rezulton një befasi e mirë nga sjellja e nxënësve në shkollat tona. Situata është e njëjtë në të gjitha shkollat e qytetit tonë dhe respektimi i rregullave nga ana e nxënësve është për tu lavdëruar.
Siç mund të mësohet nga mësimdhënësit, sjellja e nxënësve që vijojnë mësimin e rregullt në shkolla është shumë e mirë dhe të gjithë ata janë të përgjegjshëm maksimalisht për situatën që po kalojmë të gjithë. Mbajtja e maskave, distanca më e madhe e mundshme, dezinfektim të duarëve etj janë masat që nxënësit i ndërmarrin gjatë tërë kohës kur janë në shkolla, shkruan Ulqini Online.
Është për të ardhur keq që rritja e rasteve me koronavirus ne qytetin tonë ka ardhur si rezultatit të shpërthimit të infeksionit në gazmendet familjare dhe tani këtë situatë të rëndë duhet ta përballojnë të gjithë qytetarët.