Lista shqiptare do të mund të kërkojë më shumë vende se një pozitë të ministrit dhe të një zëvendës kryeministrit në Qeveri nëse me mandatorin Krivokapiq arrihet marrëveshja rreth qëllimeve programore të Qeverisë, kështu ka deklaruar bartësi i kësaj liste Nik Gjeloshaj.

Ai për gazetën ,,DAN,,.ka theksuar se ka shumë çështje të cilat duhet të zgjidhen më parë e pastaj të flitet për ndarjen e vendeve në Qeveri .
“Nuk kemi biseduar për ndarjen e funksioneve brenda koalicionit tonë. Nëse e arrijmë marrëveshjen për qëllimet programore , atëherë mendoj se duhet të kërkojmë edhe më tepër se këto dy vende” , ka theksuar transmeton Ulqini Online.

Ai ka vlerësuar se çdo gjë do të varet nga programi i Qeverisë dhe nga fakti se kush do të udhëheq sektorin e sigurisë dhe ministrinë e punëve të jashtme.
“Kemi marrë ftesën për takim , mirëpo akoma nuk është precizuar data për takim me mandatorin, por mendoj se kjo duhet të ndodhë gjatë kësaj jave, ditën e mërkurë ose të enjten“, ka shtuar Gjeloshaj.

By admini