Deçiq nga Tuzi nuk njeh rival! Skuadra shqiptare triumfoi me rezultat bindës 4:1 kundër Rudarit të Plevlës, në takimin që u zhvillua nën dritat e reflektorëve të stadiumit në Tuz.
Pas 446 minutave Deçiq pësoi gol, duke dëshmuar se kanë mbrojtjen më të mirë në Telekom Ligën e Parë të Malit të Zi.
Gjithçka ishte e qartë në 45 minutat e parë, kur tuzjanët udhëhoqën me rezultat 3:0. Në katër minutat e fundit edhe pësuan golin e parë pikërisht në javën e pestë.
Futbollisti Ilir Camaj e ka nisur serinë e golave në minutën e 10-të, duke vazhduar Kristijan Vulaj (37’ e 58’), Anxhela Rudoviq (43’), ndërsa Marko Merdoviq realizon golin e nderit për ekipin e Rudarit pikërisht në minutën e 86-të.
Kristijan Vulaj ka treguar paraqitje të mirë, duke shënuar dy herë në portën rivale.
Vulaj deri me tash ka shënuar 3 gola për ekipin e tij për 5 ndeshje.
Deçiq me rezultate fantastike po e çon peshën Malin e Zi.
Kjo skuadër renditet në vend të dytë me 11 pikë apo ka tri fitore e dy barazime me goldallim 8:1, duke mbetur për dy pikë pas liderit Podgorica. Presidenti i klubit, Pal Dreshaj, padyshim se është i kënaqur, sidomos me fitoren bindëse në sfidën e sotme!
Liga e Parë e Malit të Zi
OFK Titograd – Iskra 1:1
Deçiq – Rudari 4:1
Sutjeska – Zeta 0:2
Podgorica – Jezero 1:0
Petrovac – Buduçnosti nuk u zhvillua
Tabela
1 Podgorica 5 4 1 0 9:1 13
2. Deçiq 5 3 2 0 8:1 11
3. Zeta 5 2 1 2 5:5 7
4. Sutjeska 5 2 1 2 8:8 7
5. Iskra 5 1 3 1 5:5 6
6. Rudari 5 2 0 3 6:8 6
7. Buduçnosti 4 2 0 2 4:7 6
8. Jezero 5 1 2 2 2:4 5
9. OFK Petrovac 4 0 2 2 5:7 2
10. Titogradi 5 0 2 3 5:11 2
Në javën e ardhshme do të takohen: Deçiq-Sutjeska. Iskra-OFK Petrovac, Jezero-Titograd, Rudari-Buduçnosti dhe Zeta-Podgorica, /botasot/