Shkolla e re në Sukubinë këtë vit shkollor do të hap dyert e saja për nxënësit e vet. Në kuadër të zyrtarizimi të hapjes së shkollës së re sot në Sukubinë qendruan Ministri i arsimit të Malit të Zi Damir Shehoviq dhe zyrtarë komunal.
”Objekti në tërësi është i përfunduar, është shumë funksional, i bukur dhe çka është më e rëndësishmja i sigurt për qëndrim të fëmijëve”, tha ndër të tjerave ministri Shehoviq gjatë një drejtimi mediave, shkruan Ulqini Online.
Objektit i shkollës ka një sipërfaqe prej 500m2 dhe ka 4 kabineta, sallën e mësuesëve dhe është i përshtatur edhe për persona me invaliditet.
Vlera e objektit është 340 mijë euro ku 100 mijë euro i ka siguruar diaspora jonë ndërsa nga 120 mijë euro ministria dhe Komuna e Ulqinit.