Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi me bashkëpunëtorë vizituan vendpunimet në Kllezën dhe në Shën Gjergj ku këto ditë po punohet intensivisht në asfaltimin dhe meremetimin e rrugës.
Siç mësohet nga Komuna e Ulqinit, në fshatin Kllezën asfaltohet rruga me gjatësi 800 metra, ndërsa në Shëngjergj ajo ka gjatësi 1500 metra. Vlera e këtyre projekteve është 130,000 mijë euro dhe mjetet janë paraparë me buxhetin kapital të këtij viti, transmeton Ulqini Online.
Zyrtarët komunal u pritën nga banorët vendas të cilët shprehën falenderimet e tyre për angazhimin e komunës. Ndërkaq kryetari i komunës theksoi se komuna do të vazhdojë edhe në të ardhmen të realizojë projekte të këtij lloji dhe të jetë çdo herë më afër dhe në shërbim të qytetarëve.