
Në kuadër të përpjeksjeve për një listë të përbashkët të subjekeve politike shqiptar në Mal të Zi, siç mësohet nga KKSH,e me kërkesë të organizatave shqiptare në SHBA, është thirrur një takim në platformën online Zoom.
Në këtë takim virtual janë të ftuar kryetarët e subjekteve shqiptare në Malin e Zi dhe kryetarët e shoqatave në SHBA, transmeton Ulqini Online.
Tema e takimit është në lidhje me përpjekjet për formimin e një liste zgjedhore të subjekteve shqiptare për zgjedhjet e 30 gushtit 2020.
Më poshtë mund të lexoni thirrjen që Koalicioni i Organizatave Shqiptaro-Amerikane nga Mali i Zi ia ka dërguar subjekteve
25 Korrik, 2020
Alternativa Shqiptare- ASH Forca E Re Demokratike- Forca Levizja Qytetare Perspektiva- LQP Lidhja Demokratike ne Mal te Zi- LDMZ Lidhja Demokratike Shqiptare- LDSH Partia Demokratike- PD Partia Qendrore Shqiptare per Integrime- PQSHI Unioni Demokratik i Shqiptar- UDSH Unioni i Tuzit- UT
Te Nderuar Udheheqes te Partive Politike Shqiptare ne Mal te Zi,
Ne përfaqësuesit e Koalicionit te Organizatave te Komunitetit Shqiptar ne Amerike me prejardhje nga Mali i Zi, Ju ftojmë të merrni pjesë në një takim me ne nesër diten e diel 26 korrik 2020 në 19:00 me orën e Malit të Zi (ose 13:00 me orën e Nju Jork-ut).
Me poshte jane detajet e takimit ne Zoom.
Presim përgjigjen tuaj.
E derguar me respekt nga,
Mark Gjonaj, NYC Councilmember
Albanian American Association Ulqini
Albanian American Community Association
Albanian American Cultural Foundation
Don Gjon Buzuku Association- Chicago
Don Gjon Buzuku Association- New York
Fondacioni Don Simon Filipaj
Fondacioni Plave Guci
Illyrian Business Organization- IBO
Shoqata Ana e Malit
Shoqata Atdhetare Malesia e Madhe- Michigan
Shoqata Koja Association
Shoqata Kraja
Shoqata Malesia e Madhe- New York
Trieshi Humanitarian fund