Sot, më 25 korrik 2020, nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi z. Genc Nimanbegu dhe kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu me bashkëpunëtorë, pritën Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës zonjën Meliza Haradinaj Stublla, mësohet nga Shërbimi i Medias i Forcës së Re Demokratike.
Në takim e tyre të parë me ministren, nikoqirët e njoftuan atë për pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, për përfaqësimin e tyre në administratë, për zërin e tyre, për sfidat madhore të popullit shqiptar dhe për rrjedhat aktuale në vigjilet e zgjedhjeve të 30 gushtit.
Me rëndësi të veçantë u shpalos mundësia dhe kompromisi për një listë të përbashkët zgjedhore, qëllim për të cilin edhe diaspora bëri thirrje dhe përkrahje për formimin e saj, bashkëpunimin pas-zgjedhorë, nikoqirët gjithashtu falënderuan për përkrahjen e vazhdueshme që kemi nga kolegët e vet nga Republika e Kosovës, e gjitha kjo duke ndarë vlera dhe qëndrime të përbashkëta për avancimin e jetës së qytetarëve në sfidat që kanë shtetet tona fqinje dhe miqësore.