
Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi në orët e pasdrekës së ditës së premte ka njoftuar për rastet e reja me koronavirus në Mal të Zi.
Nga të dhënat më të reja të Institutit të shëndetit publik mësohet se në Komunën e Ulqinit sot janë paraqitur 2 raste të reja me koroanvirus, shkruan Ulqini Online.
Numri i rasteve aktiv në Komunën e Ulqinit është 20 veta.
Sot në tërë Malin e Zi janë paraqitur 96 raste të reja duke e çuar numrin e rasteve aktiv në 1979 veta.