
Po përgatitet edhe një plaëkitje tjetër (e 100000 me rradhë) kundrejt Komunë së Ulqini! Bëhët fjalë pë ujin që është burim i jetës, kështu fillon një status të tij në rrjetin social këshilltari i Levizjes URA në Kuvendin e Ulqinit z. Nevryz Shaptafi.
Nëse kalon në Kuvend ky propozim atëherë edhe ujin nuk do ta kontrollojnë dot askush nga Ulqini, por do të kontrollohet direkt nga Budva.
Nuk spjegohet ndryshe investimi prej 12 milion eurosh nga Ujësjellësi regjional për Ulqin e Tivar, me garancion të Qeverisë së Malit te Zi!
1. Në nenin 2 konstatohet se Komuna nuk është në gjendje që të mundesoj ndertimin dhe menaxhimin e infrastruktures komunale….
Pra Komuna e Ulqinit edhe me shkrim e ka pranuar kapitullimin e saj, kur vetë konstaton që nuk është në gjendje të bëjë investimin.
2. Ujësjellësi regjional është përgjegjës për ofrimin e sherbimeve te permendura në Memorandumin e bashkepunimit te cilin e kanë nenshkruar Kryetari i Komunës së Ulqinit dhe Tivarit, vazhdon z. Shaptafi.
Në fund ai shton se Memorandumin nuk e ka parë asnjë këshilltar, dhe askush nuk është në dijeni se cka shkruhet në të.


Foto nga N. Shaptafi, fb