Nga Gjekë Gjonaj
Komuna e Tuzit prej sot është rikthyer në hartën e Covid-19 pas diç më shumë se dy muaj pa asnjë rast. Aktualisht në këtë komunë, e cila në fillmet e shfaqjes së kësaj sëmundje vdekjeprurëse në Mal të Zi, , qëndroi në izolim të plotë gati një muaj, është vetëm një person aiktiv i infektuar me koronavirus. Këtë lajm të padëshirueshëm e kumtoi sot Instituti për Shëndetin Publik në Mal të Zi. Bazuar në të dhënat e fundit të këtij isntitucioni shëndetësor nga mëngjesi i sotëm 22 persona janë dagnostifikuar pozitiv me virusin korona, duke e çuar në 87 numrin e përgjithshëm të të infektuarëve. Por, ajo që shikohet si shqetësuese është fakti se sërish njerëzit në Mal të Zi tregohen neglizhues deri edhe injorues ndaj masave të ani-Covid, pavarësisht apeleve të përditshme nga autoritetet shëndetësore.
Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe Podgoricë dhe zgjerohet në Rozhajë, Bijello Polë, Budvë, Tvar, Beranë, Ulqin, Cetinë, Plevlë, Kotorr dhe Danilovgrad
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
-Rozhajë 35 raste
-Podgoricë: 19 raste
-Bijello Polë: 10 raste
-Budvë: 5 raste
-Tivar: 4 raste
-Beranë: 4 raste
-Ulqin: 3 raste
-Cetinë: 2 raste
-Plevlë: 2 raste
-Tuz:1 rast
-Kotorr: 1 rast dhe
-Danilovgrad: 1 rast
Për të gjitha rastet e zbuluara po kryhet hetimi epidemiologjik dhe po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit.