Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi në orët e mëngjesit të ditës së premtes ka njoftuar se nga mbrëmë deri më sot janë konfirmuar edhe 10 raste me korovavirus në Mal të Zi.
Rastet e reja janë në Rozhajë (6) dhe Budva (4) dhe të gjithë janë nga kontaktet e njohura, shkruan Ulqini Online.
Pas konfirmimit të numrit prej 22 personave të ditës së enjte, Trupi koordinues nacional i Malit të Zi ka kthyer disa masa në nivel shteti. Kështu, për shkak të improtimit të rasteve nga jashta vendit dhe shprndarjes pothuaj në të gjithë Malin e Zi është vendosur:
1. Ndalohen të gjitha tubimet politike publike në vende të hapura,
2. Ndalohet pjesmarrja e shikuesve në ndeshjet sportive.
Për qytetet Rozhajë dhe Bijello Pole masat janë edhe më rigoroze.