Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq uron të diplomuarit në Fakultetin për Studime Afariste Mesdhetare

Në ambientet e Qendrës për kulturë u organizua ceremonia e dorëzimit të diplomave gjeneratës së dytë të studentëve të Fakultetit për Studime Afariste Mesdhetare.

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq duke përshëndetur të posadiplomuarit tha se ”ju, sot jeni krenarë për vehten, familjen tuaj dhe për ata që vite investuan te ju”. Duke e cilësuar ketë një ditë të shënuar për Ulqinin dhe Malin e Zi, kryetari nënvizoi se me përfundimin e studimeve përfundon një kapitull shumë i rëndësishëm dhe se nga sot fillon një jetë e re profesionale e cila do të jetë plot ambicie, përpjekje, endrra.

Të posadiplomuarit i uruan Rektori i ,,Universitetit Adriatik ,, Prof.dr Stevo Nikiq dhe Drejtori i Agjencisë për Arsim Srgja Popoviq .

By admini