Nga Ali Gjeçbritaj
Të mërkurën me 10 qershor në mbrëmje të përbashkët me kujdestarin e klasës dhe drejtorin e shkollës nxënësit e klasës së nëntë të shkollës fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros i thanë lamtumirë shkollës së tyre të dashur. Është kjo gjenerata e gjashtëdhjetë e tetë e gjysmë maturantëve që ka dalë nga ky tempull i diturisë, i vetmi në të cilin mësimi zhvillohet në gjuhen shqipe në komunën e Tivarit. Kujtojmë se gjenerata e parë e semimaturantëve nga kjo shkollë ka dal në vitin 1956.
Sipas fjalëve të Kujdestarit të klasës Sabri Kanaqi këtë vit shkollor mësimet në klasën e nëntë i kanë ndjekur trembëdhjetë nxënës dhe të gjithë e kanë mbaruar gjysmë maturën dhe shkollën fillore me sukses. Sipas fjalëve të tij tre nxënës kanë arritur sukses të shkëlqyeshëm, një nxënës sukses shumë të mirë, katër nxënës sukses të mirë ndërsa pesë nxënës klasën e mbaruan me sukses të mjaftueshëm.
Lidhur me suksesin e arritur drejtori i shkollës Beqir Berjashi shprehet:” Edhe pse pasqyra tabelare nuk paraqet një arritje suksesi të përgjithshme të lartë, konsidero se ai është sukses I kënaqshmë duke patur parasysh strukturëne e paraleles. Nga ana tjetër është hera e pare në shkollën tone që nxënësi më i mire I gjeneratës të fitojë edhe një dhuratë/bicikletë të cilën falë një donatori anonim pathuaj ka qenë tash më shumë se gjashtë muaj e ekspzuar në hollin e shhkollës e që i është dedikuar nxënësit më të mirë të gjeneatës. Kjo dhuratë i takoi nxënsës Miranda Perasheviq e cila është shpallë nxënsja më e mire për këtë vit shkollor”.Dharata në fjalë që me muaj ka qendruar në shkollë ka pasë për qellim që t’i motivoj nxënsit për të arritur sukses sa më të mire, thonë mësimdhënsit e shkollës.
Për ndryshe tre nxënsë që kanë arritur sukses të shkelqyeshëm janë shpërblyer me nga një liber dhe kanë marrë lavdatë nga Këshilli i arsimtarëve. Që të tre këta nxënës janë edhe laureatë të diplomës Luça (shqip Pishtari).