
Besimtarët të fesë islame sot dhe për tre ditë me radhë festojnë Festën e Bajramit. Për këtë festë urojnë subjektet e ndryshme politike që veprojnë në Komunën e Ulqinit por edhe me gjërë.
Këtyre urimeve i bashkangjitet edhe web faqja Ulqini Online. Më shëndet Bajrami!
Urimet e subjekteve politike mund ti lexoni më poshtë!
Kryetari i kryetarit të Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi me rastin e Festës së Fitër Bajramit
Urime Fitër Bajrami!
Kryetari I Ulqinit Loro Nrekiqi ka uruar besimtarët musliman për festën e Fitër Bajramit. ,Urime festën me dëshirat më të sinqerta për shëndet, mirëqenie dhe harmoni në familejt tuaja .Ditët e mira si kjo, vijnë pas një përkushtimi dhe sakrificash. Fitër Bajrami sjell fuqi të madhe shpirtërore , përforcon besimin e njerëzve në të mirën , drejtësinë dhe nxisin dëshirën për respektim të ndërsjelltë, mirëkuptim e solidaritet. Këto janë vlerat të cilat çojnë drejt një jete më të qetë dhe më të lumtur,, Qofshi çdo herë të lumtur dhe festofshim çdo herë së bashku.,,
Urimi i Forcës së Re Demokratike me rastin e Festës së Fitër Bajramit
Të dashur besimtarë,
Sot është dita e fundit e një muaji përplot me lutje, mëshirë, bamirësi, sakrificë e përpjekje për t’i rifreskuar raportet me Zotin dhe të afërmit tuaj. Njëkohësisht uroj që Zoti i Lartësuar të ua ketë pranuar agjërimin dhe të gjitha veprat e mira gjatë këtij muaji të bekuar dhe gjithashtu t’i shpërblejë me të mirat e Tij të gjithë besimtarët musliman.
Prandaj, dua të ju dërgoj urimet më të ngrohta të familjes sime dhe Forcës së Re Demokratike përmes një mesazhi që reflekton një prej qëllimeve të agjërimit paqja, mëshira dhe dashuria mbizotëroftë mbi ju dhe familjet tuaja!
Urime Fitër Bajrami!
Me respekt,
Kryetar
Nazif Cungu
Urimi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve me rastin e Festës së Fitër Bajramit
URIME BAJRAMIN!
Të dashur bashkëkombës,
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, uron festën e Fitër Bajramit, të gjithë besimtarëve të fesë islame.
Pas muajit të Ramazanit, muaj që simbolizon sakrificën, bindjen, përkushtimin dhe solidaritetin njerëzor, për të gjithë të përkushtuarit ndaj urdhërit të Zotit, vjen si shpërblim festa e Bajramit të Madh, që sjell vizita të ndërsjellta, urime e përshëndetje ndërmjet të afërmve, miqëve e shokëve.
Shqiptarët janë të bekuar nga Zoti, sepse momentet e festave fetare i shndërrojnë edhe në festa kombëtare. Në raste të tilla, shqiptarët, pa dallim të përkatësisë fetare e krahinore, urojnë, përshëndesin, vizitojnë dhe i gjinden më pranë njëri-tjetrit, kjo na ka shërbyer për të ruajtur unitetin dhe identitetin tonë kombëtar.
Besimitarë kudo që ndodheni, uroj që të kaloni sa më mirë festën e Bajramit, me shëndet, harmoni, dashuri e begati për të gjithë Ju.
Zoti i bekoftë familjet Tuaja, Zoti e bekoftë kombin shqiptar!
Urime!
Kryetari
Faik Nika
Urimi i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi me rastin e Festës së Fitër Bajramit
URIM ME RASTIN E FITER BAJRAMIT
Pas një muaji agjërim, lutje dhe falje në kushte jo të zakonshme, në kohë pandemie, me plot sacrificë por njëkohësisht edhe me vetëdiciplinë të lartë, me ç’rast shumë aktivitete e detytime ishin të reduktuara, gjithsesi me sukses, ashtu si i ka hije një besimtari të devotshëm, u dëshmua se me përkushtim mund të promovojmë solidaritetin duke shtuar dashurinë edhe më tepër ndaj njëri tjetrit, me besim të konsoliduar e që kurorëzohet me ditët më të madhërueshme të FITER BAJRAMIT, për besimtarët myslimanë.
Kjo festë e madhe na mbush të gjithëve me shpresë, vullnet për të dhënë e për t’iu gjendur sa më afër njerëzve në nevojë, për t’iu zbutur sado pak vështirësitë ekonomike, të tregohemi zemërgjerë e bujarë që në çdo familje tryeza e Bajramit të jetë plotë.
Përmes këtij Urimi, nga zemra ju uroj të gjithëve: besimtarëve myslimanë, në veçanti besimtarëve myslimanë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë të cilët në respekt të njëri – tjetrit dhe për të mirën e vetes, festojnë Fiter Bajramin, Zoti ju pranoftë agjërimin dhe shëndet të plotë në familjet Tuaja
Gëzuar dhe për shumë vjet Fiter Bajramin.
Kryetari,
Saubih Mehmeti