Nga Beqir SINA – New York

Zudi Daci, 79 vjeç, një veteran i arsimit në Dibër të Madhe, shkrimtar dhe veprimtar i njohur i këtij komuniteti vdiq si pasojë e një aksidenti në Staten Island

STATEN ISLAND, N.Y. – Policia ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ai me automjetin e tij goditi për vdekje një biçiklist 79-vjeçar, i cili ishte duke lëvizur me biçikletën e tij në rrugën Bulls Head – në Staten Island ku edhe jetonte, të Premten në mëngjes.

Për fatkeq viktima mësohet të jetë një shqiptar nga Dibra e Madhe me banim në Staten Island NY, ai është Zudi Daci, 79 vjeç, një veteran i arsimit në Dibër të Madhe, shkrimtar dhe veprimtar i njohur i këtij komuniteti.

Sipas një zëdhënësi të NYPD, – Ai u gjet pa vetëdije dhe pa reagim pas një përplasjeje me një kamionçin afër Rrugës Arlene dhe Rrugës Bulls Head në Staten Island.

Po simbas poliicisë thuhet se aksidenti ndodhi rreth orës 8:21 të Premten në mëngjes, kur NYPD iu përgjigj një thirrje 911, se kishte ndodhur një aksident.

Autoambulanacat shkuan në vendgnjarje dhe transportuan në Qendrën Mjekësore Universitare Richmond në West Brighton në gjendje kritike, tha policia, duke shtuar se në spital me gjithë tentativat për ta shpëtuar nga vdekja – 79 vjeçari vdiq.

NYPD për të zhvilluar hetimet e mbylli për disa orë rrugën Signs Road dhe Arlene Street, pikërisht aty ku gjendej një biçikletë dhe një palë këpucë, të shpërndara në trotuarin e rrethuar me kordonin e policisë. Ndërsa kamionçina u tërhoq për hetime nga policia.

Gazeta locale Staten Island Advance shkruan se “Një hetim paraprak i kryer nga Skuadra e Hulumtimit të Përplasjeve të NYPD-së përcaktoi se kamioni i markës Ford 2000 po lëviste drejt lindjes – drejt Bulevardit Victory Blvd – në Rrugën e Sings Street, kur ai bëri një kthesë në të majtë në rrugën Arlene dhe goditi biciklistin që udhëtonte drejt perëndimit, drejt Richmond Avenue.

Shoferi i automjetit nuk ka lëvizur nga vendngjarje deri sa erdhi policia dhe e mori atë më pas në arrest, tha policia.

I biri I tij Fisnik Daci, mes loteve për humbjen e babait të tij shkruan në llogarinë e tij në Facebook, “Babi im i dashur i mirë,aq i ndershëm, bujar, fjalë ëmbël e fisnik, iku dhe na la.Ndërsa, mamaja, unë dhe të gjithë ne e ruanim nga ky virus i keq, fatkeqësia e çoi të humbë jetën Aksidentalisht.”

Zydiu la pas vetes bashkëshorten, djalin Fisnikun dhe vajzën Julinda Daci, nipat dhe të tjer.

By admini