Në kuadër të kulturës materiale, në çdo mjedis kështjellat paraqesin vlerë të veçantë historike dhe kulturore. Ata janë dëshmi autentike e të kaluarës historike, që në forma të ndryshme janë të pranishme deri në ditët tona. Por, në sajë të rrjedhave shoqërore gjatë historisë një numër i konsideruar i tyre kanë mbetur të shënuara që dëshmohet në sajë të dhënave nga autorët antikë. Në këtë aspekt janë pikërisht arkeologët të cilët me angazhimin dhe punën e tyre profesionale kanë arritur të dëshifrojnë e hulumtojnë monumentët e tilla në mjedisin përkatës. kështu shkruan Dr. Nail Draga në vështrim e ij për librin ”Udhëtim në kështjellat ilire” të autorit Neritan Ceka.
Nga të dhënat e prezantuara për kështjellat e ilirëve, si popullsi autoktone, në Siujdhesën e Ilirisë, e cila në shek. XIX, u emërtu si Ballkan, del se kemi të bëjmë për periudhën e lavdishme të Ilirisë në kohën antike. Por, një periudhë e tillë u ndërpre në sajë të sulmëve të pushtuesëve romak dhe të tjerëve ku kështjellat apo pjesë të tyre kanë mbetur dëshmi e kohës së shkuar, që në formë të ndryshme vijnë deri në ditët tona. Duhet cekur më këtë rast se në hapësirën etnogjeografike shqiptare vazhdimësinë e banimit të tyre e kanë vetëm dy kështjella, ajo e Ulqinit dhe e Beratit, ndërsa të tjerat kanë mbetur të pabanuara,duke qenë dëshmi e kohës së shkuar.