Bashkësitë lokale në Anë të Malit i janë drejtuar të ndërmarrjes ”UJËSJELLËS KANALIZIME” në Ulqin me problemet që kanë banorët e kësaj zone me furnizim me ujë.
Më poshtë mund të lexoni të plotë këtë thirrje publike.
THIRJE PUBLIKE NDAJ DREJTORIT TË SHPK UJËSJELLËS KANALIZIME ULQIN
I nderuar Drejtor,
Për të dytin vit më rradhë në krye të institucionit që ju drejtoni kemi probleme më furnizimin më ujë për qytetarët e Anës së Malit. Problemi më furnizim më ujë vjen gjatë periudhës Prill- Tetor. Pasi problemin për furnizim më ujë , shumica e qytetarëve e shfaqin në sektorin e juaj në Katërkollë, dhe përgjigja është se në këtë periudh ju vazhdoni të bëni shkyçjen e njërës pomp në burimin e ujit në Lisna Bore duke kursyer energjinë elektrike. Është mirë që kurseni energjine elektrike dhe mbroni ndërmarrjen tuaj që drejtoni por qytetarët është më mirë ti furnizoni më ujë sepse janë ato të cilët paguajnë për këtë shërbim .
Të gjithë e dijmë për cilësinë e ujit dhe investimet që bëhën në ujësjellës sidomos në treven e Anës së Malit ku vazhdojmë të jemi të rrathuar më burime ujit të pijshëm dhe pjesa më e madhe e nuk ka ujë të pijshëm dhe obligohemi të përdorim ujin me tubacione kancerogjene të ndërtuar në shekullin e kaluar.
Poashtu duhet të ju potencojmë që zonat e larta duhet të paguajnë energjinë elektrike dhe ujin njëkohësisht sepse e vetmja mënyrë për furnizim më ujë është secili të ketë bazenin dhe pompën e vet për furnizim më ujë.
Shpresojë që sa më shpejtë ta zgjidhni problemin në fjalë.
Katërkollë , 28.04.2020.
Bashkësitë Lokale në trevën e Anës së Malit