Nga të dhënat më të reja të Institutit  të shëndetit publik të Malit të Zi mësohet se në Komunën e Ulqinit është shëruar edhe një person i cili ishte i infektuar nga koronavirusi. Në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i të shëruarëve ka shuar tani në 7 veta.

Numri i rasteve aktive në qytetin tonë tashmë ëshë 15 pasi numri i përgjithshëm i të infektuarve në Ulqin nga koronavirusi është 22 nga dita e gjetjes së rastit të parë, shkruan Ulqini Online.

Numri i të shëruarëve sipas komunave në Mal të Zi deri tani është si më poshtë.

Podgorica: 93
Tuzi: 32
Nikshiq: 28
Tivari: 12
Andrijevica: 7
Ulqini: 7
Bijelo Pole: 6
Budva: 4
Herceg Novi: 4
Tivat: 3
Danilovgrad: 3

By admini