Policia e Malit të Zi ka paraqitur fletë padi penale kundër 18 personave, të cilët i kanë shkelur masat për pengimin e përhapjes së korona virusit.
Siç shkruan rtcg, nga Drejtoria e policisë kanë kumtuar se 6 individë janë proceduar në Podgoricë dhe nga tre në Plevle dhe në Tivar. Në Tuiterin e Drejtorisë së policisë është publikuar se në Hreceg Novi e Ulqin janë proceduar nga dy persona, kurse nga një në Budvë dhe Zhablak, transmeton Ulqini Online.
Përndryshe, policia e Podgoricës ka arrestuar mbrëmë 4 persona të cilët , edhe përkundër ndalimit , kanë organizuar në një banesë mbrëmje festive private , është kumtuar nga Drejtoria e policisë.