E dime që ky Ramazan do të jetë ndryshe për mbarë botën mbarë, e në veçanti tek ne, ku do ta kalojmë në shtëpi, me familjen më të ngushtë. Do ta kalojmë të izoluar dhe të kufizuar në lëvizjet tona nga pandemia e Covid-19 që e ka kapluar krejt globin.
Nëse ato familje në nevojë që ishin dhe që ju kemi ndihmuar çdo vit, sot po iu vështirësohet edhe më shumë gjendja e rëndë ekonomike dhe po ju shtohet edhe më shumë varfëria, shkaku i kësaj pandemie dhe izolimit të tyre brenda shtëpisë.
Andaj “të bëhemi dora që ndihmon!” le të jetë kjo motoja jonë për këtë Ramazan, i cili na ka gjetë të gjithëve në gjendje emocionale si kurrë më parë.
Kërkojmë, që, për hirë të Zotit, të startojmë me 10 euro, t’i nxjerrim nga xhepi ynë, ta gëzojmë një babë e nanë, të cilët e kanë gajle se çka të shtrojnë në sofrën e tyre, për evladët e tyre, në këtë muaj të bekuar! Një ndihmë sado e vogël e juaja, një shpresë e madhe për ata.
Kjo gjendje patjetër se do të përfundojë, neve do na mbeten vetëm sevapet e fituara në dashtë Zoti, andaj, ejani të vazhdojmë me këmbngultësi në këtë bamirësi!
XHAMIA E KLLEZNËS – për të tetin vit me radhë ndërmerr aktivitetin humanitarë në bashkëpunim me ju bamirës të nderuar, e cila është urëlidhëse mes jush dhe nevojtarëve, të cilët do të jenë nga komuna e Ulqinit me rrethinë e deri në Krajë.
Bamirës ju faleminderit në emrin tonë si komision dhe në emrin e krejt atyre nevojtarëve.
Zoti ju bekoftë.
Kontribuo dhe Telefono tani:
069 826 829
069 649 664
(Na kontaktoni për kontributin që ofroni, dhe NE vijmë në vendin e përcaktuar nga ju)
Ulqin, 22.04.2020 – Ramazan 2020.
Komisioni i Shportës së Ramazanit.