Urimet për muajin e shenjtë të Ramazanit dërguar nga kryetari i Komunës sës Ulqinit dhe kryetari i Forcës.

Urim për muajin e shenjtë të Ramazanit nga kryetari i Ulqinit

Kryetari I Ulqinit Loro  Nrekiq me rastin e fillimit të mujit të shenjtë të Ramazanit,i  përcjell urimet më të sinqerta  besimtarëve musliman me dëshirë  që ky muaj të jetë, muaj i mëshirës ,muaj i faljes dhe mirëkuptimit të ndërsjellte, muaj i ngritjes morale, shpirtërore e fizike, për përballimin me sukses te sfidave që n’a presin. Ju uroj nga zemra, një Ramazan të begate për familjet tuaja, agjerim të lehtë dhe të pranuar!

Urim për muajin e shenjtë të Ramazanit nga kryetari i Forcës

Bota Islame nga dita e nesërme përjeton ardhjen e muajit  të shenjtë të Ramazanit, muajit të agjërimit, muajit të Kur’anit, muajit të lëmoshës dhe ndihmës vëllazërore.
Këtë muaj të gjith e presim me knaqësinë më të madhe, sepse agjërimi i shëndritë zemrat e besimtarëve dhe i ngritë në shkallën më të lartë të devotshmërisë.  Këtë vit për shkak të pandemisë ju lutemi që këtë muaj të madhërueshëm ta kalojmë nepër shtëpija tona në  lutje, ibadete dhe vepra të mira.

Nga zemra ne emrin tim personal dhe në emër  të Forcës së Re Demokratike dëshiroj një agjërim të lehtë,  shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja.

Urime!

Çdo të mire,

Kryetar

Nazif Cungu

By admini