Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi edhe katër rezultate pozitive të personave të infektuar me koronavirus. Me këtë, numri i pacientëve në Mal të Zi shkoi në 109. Siç u njoftua, pacientët e rinj që janë regjistruar sot janë nga Podgorica, Ulqini dhe Tivti, transmeton Ulqini Online.
“Pacienti i katërt i sëmurë është një pacient nga Tivari që aktualisht banon në Bijelo Polje. Megjithëse hulumtimi fillestar epidemiologjik tregon që ky person është infektuar në Tivar por ai do të trajtohet si pacient nga Bijelo Pole”, thanë nga Instituti.
Ata shtuan se 6.375 persona janë nën mbikëqyrjen mjekësore.
Që nga sot në mëngjes, në orën 8, kur janë regjistruar 14 raste të reja, sot gjatë ditës janë analizuar 51 mostra.
Rastet regjistrohen në komunat në vijim:
Podgorica – 39
Tuzi – 33
Tivari – 10
Ulqin – 8
Andrijevica – 7
Budva – 4
Herceg Novi – 4
Tivat – 2
Danilovgrad – 1
Bijelo Pole – 1