Ilustrim

Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar mbrëmë se 2 persona kanë dalë pozitivë në koronavirus. Kryeministri Dushko Markoviq ka bërë të ditur se dy të infekturit me COVID-19 janë dy gra, njëra e moshës 72 vjeçare dhe tjetra e moshës 47 vjeçare. Njëra prej të prekurave është nga Ulqini dhe tjetra është nga Podgorica, shkruan Ulqini Online.

Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Tivarit dr. Dragan Tomanoviq ishte i ftuar sot në programin e mëngjesit në Radio Tivari. Ai deklaroi se sot janë duke u bërë teste epidemiologjike dhe deri më tani nuk ka persona që kanë simptoma dhe që kanë pasur kontakt me gruan e infektuar nga Ulqini.

“Për fat të keq, në Mal të Zi, ne kemi dy raste të konfirmuara të koronavirusit. Personi nga Ulqini, pasi u diagnostikua në spitalin e Tivarit dhe doli pozitiv, u transportua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Qendren klinike të Malit të Zi. Bëhet fjalët për një person që mbërriti nga Shtetet e Bashkuara disa ditë më parë atherë kur Amerika nuk ishte në listën e vendeve nga të cilat qytetarët dërgoheshin në izolim. Sot, janë duke u bërë teste epidemiologjike dhe  deri më tani nuk ka persona që kanë simptoma dhe që kanë pasur kontakt me personin e sëmurë të lartpërmendur,” tha Dragan Tomanoviq, Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Tivarit.

Situata në Ulqin vazhdon të jetë e qetë dhe qytetarët në të shumtën e rasteve nuk dalin nga shtëpitë e tyre.

By admini