Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi u ka bërë ftesë nënshtetasve malazezë në botën e jashtme e që planifikojnë kthimin në Mal të Zi , të kontaktojnë përfaqësitë më të afërta konsullore diplomatike për të marrë informata më të përafërta për mundësinë e kthimit.
Nga Ministria e punëve të jashtme kanë sqaruar se nënshtetasit tonë duhet të kontaktojnë përfaqësitë tona diplomatike me qëllim që të marrin informatat e nevojshme për hapat e mëtejmë lidhur me mundësitë e kthimit në vendlindje e që janë në shqyrtim e sipër.
“Pas ardhjes në Mal të Zi , të gjithë do ti nënshtrohen vetizolimit të detyruar në lokalet e caktuar për këtë qëllim se paku 14 ditë dhe nën mbikëqyrjen e ekipit special mjekësor”, kanë deklaruar nga Ministria për punë të jashtme.