Ilustrim

Do të rritet kontrolli në farmaci, denonconi rritjen e çmimeve 

Nga Qeveria e Malit të Zi, kanë kumtuar se është e papranueshme rritja e çmimeve të prodhimeve për dezinfektim dhe higjienë në disa farmaci. Ata, u bëjnë ftesë qytetarëve që ti denoncojnë këto dukuri. Qytetarët kanë njoftuar se disa farmaci i kanë rritur disa herë çmimet e disa produkteve. Është e papranueshme rritja e çmimeve të produkteve për dezinfektim dhe higjienë. Do të rrisim kontrollim dhe inspektimin dhe do të sanksionohen farmacitë dhe tregtarët e papërgjegjshëm, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Siç raporton rtcg, sot paradite, disa parti politike dhe qytetarë, kanë tërhequr vërejtjen  se në disa farmaci janë shtrenjtuar dukshëm produkteve për dezinfektim dhe higjienë, kështu që një litër alkool medicinal, tani kushton 28 euro, në vend të 13 sa ishte deri më tani, transmeton Ulqini Online.

Nga Montefarm, i kanë deklaruar Portalit të RTMZ, se gjatë ditëve të kaluara çmimet nuk I kanë ndryshuar. Të theksojmë se përveç shtrenjtimeve në farmaci nuk ka sasi të mjaftueshme të alkoolit medicinal asepsol dhe as gjelle për dezinfektimin e  duarve përdorimi i të cilave rekomandohet për të penguar përhapjen e virusit.   

By admini