Ambasadori I Republikës Federale të Gjermanisë vizitoi Ulqinin

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe nenkryetarët Hadixhe Gjoni dhe Astrit Hoxha  zhvilluan  një takim me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Podgorice Dr. Robert Veber.  Kryetari, Nrekiq  e  njoftoi  ambasadorin gjerman me asetet e jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Ulqinit  dhe historinë e lashtë të tij, stadin aktual të zhvillimit si dhe me punën e komunes në drejtim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve  Kryetari u ndal veçanërisht në sektorin ekonomik ku është shprehur se Ulqini me një zhvillim të hovshëm mund të shëndrrohet në një qytet të rëndësishëm për ekonominë e vendit, mësohet nga Komuna e Ulqinit, transmeton Ulqini Online.

Nrekiq  veçmas është ndalur edhe në fushën e turizmit duke e njohur ambasadorin me llojet e shumta të turizmit që ofron Ulqini dhe ka theksuar   se turizmi është një prioritet i Ulqinit  ku synohet nxitja e investimeve vendase dhe të huaja. Ai përmëndi investimin që pritet te realizohet falë kredisa së KFW Bankes dhe I shprehu një falenderim të veçantë shtetit gjerman që nëpërmes Organizatës për Bashkëpunim  Regjional  GIZI I ka ofruar ndihmë teknike ndermarrjes tonë komunale.

Vemendje e veçantë në takim iu kushtua kripores së Ulqinit ku ndihma dhe përkrahja e shtetit gjerman ka qenë e madhe .  Nga ana e tij ambasadori gjerman ka falenderuar kryetarin  për pritjen dhe deklaroi se Ulqini  është një qytet mjaft i rëndësishëm turistik dhe me resurse të mëdha ekonomike dhe mjaft tërheqës për të. Ai dhe me këtë rast veçoi se Ambasada, dhe shteti gjerman do të përkrahë projektin e kripores, komunën e Ulqinit dhe OJQ-të, që anagzhohen që kriporja  të zërë vendin që I takon në pasurinë  e larmishme jo vetëm për Ulqinin, Malin e Zi por dhe më gjerë.

By admini