
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tashmë zyrtarisht ka marrë pozitën e kryeministrit të Kosovës. Ai në senacën e ditës së hënë fitoi 66 vota për e 10 abstenime. Ky kabinet nuk është votuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lista Serbe dhe Nisma Socialdemokrate.
Për zgjedhjen e z. Kurti në krye të qeverisës së Kosovës kanë uruar edhe politikanët shqiptarë në Mal të Zi, shkruan Ulqini Online.
Më poshtë janë urimet e kryetarti të LD në MZ, y. Saubih Mehmeti, kyetarit të Partisë Demokratike Fatmir Gjeka, lryetarit të Alternativa Shqiptare si kryetar i komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj, Kryetarit të Këshillit kombetar të shqiptarëve në Mal të Zi, z. Faik Nika.
Urimi i Saubih Mehmetit, Kryetar i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi.
I dashur, KRYEMINISTËR i Kosovës, z. Albin Kurti
Me interesim të madh kemi përcjellur zhvillimin e procesit Zgjedhor në Kosovë, në Zgjedhjet e zhvilluara më 06 tetor 2019, të cilat i konsiderojmë si Zgjedhjet më të mira, deri tani të zhvilluara në Kosovë, dhe jo vetëm.
Për më tepër vlerësojmë rezultatin e zgjedhjeve, me ç’rast qytetarët e Kosovës votuan për ndryshime rrënjësore, duke Ju besuar për katër vitet e ardhshme, udhëheqjen e Kosovës, drejt forcimit të shtetit të së drejtës, liberalizimit të vizave, integrimit euroatlantik, …, andaj koalicioni LVV – LDK dhe Programi Juaj qeverisës, është garanci për tu përballur me këto sfida që presin Qeverinë Tuaj, me qëllim të rritjes së mirëqënies së popullit të Kosovës.
I dashur, z. Kryeministër i Kosovës, vullneti i sovranit ishte i drejtë, brenda edhe pritshmërive tona, duke bërë një kthesë historike në një periudhë mjaft delikate, jo vetëm për Kosovën por edhe për shqiptarët në trojet e veta etnike jashtë kufijve administrativ Kosovë-Shqipëri dhe rajonin, andaj Qeveria e ardhshme e Kosovës e kryesuar nga Ju si Kryeministër do të jetë shpresa e së ardhmes.
Në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, në emrin tim personal dhe z. Mehmet Bardhit, kryetar nderi, Ju urojmë nga zemra, për suksesin e arritur në zgjedhje dhe Qeverisë së re të Kosovës në krye me Ju Kryeministër, suksese në realizimin e Programit Tuaj qeverisës.
Vëllazërisht,
Saubih Mehmeti, Kryetar i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi.
Urimi i Kryetarit te Partise Demokratike Fatmir Gjeka
Mesazh urimi me rastin e zgjedhjes së z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
URIME KOSOVË, URIME ALBIN
Republika e Kosovës ka fituar sot Qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit të vitit të kaluar, në krye me kryeministrin Albin Kurti.
Ky është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, realizim i vullnetit të tyre zgjedhor, dhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, përfshirë edhe ne shqiptarët në Mal të Zi.
Jemi të bindur se Qeveria e drejtuar nga z. Albin Kurti do të vazhdojë punën për shtetndërtimin e Kosovës si vend demokratik, me institucione të fuqishme, konsolidimin e pavarësisë së saj, integrimet euro-atlantike dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.
Shqiptarët në Mal të Zi kanë dhënë një kontribut të madh në të gjitha fushat në Kosovë, në kohë paqeje dhe lufte, ashtu siç Kosova ka qenë gjithmonë burim frymëzimi për ne në momentet më të vështira. Ne kemi arsye që të ndihemi dyfish krenarë pasi që rrënjët e kryeministrit Albin Kurti janë nga këto anë dhe ne e konsiderojmë atë si birin tonë.
Ne presim që Qeveria e re e Republikës së Kosovës të jetë afër nesh dhe t’i ndihmojë shqiptarët në Mal të Zi.
Partia Demokratike do të bashkëpunojë ngusht me Qeverinë e Kosovës dhe Kryeministrin Albin Kurti.
URIME KOSOVË, URIME ALBIN! Kryetari i Partise Demokratike F.GJ
Urimi i kryetarit te Alternatives Shqiptare si kryetar i komunës së Tuzit z. Nik Gjeloshaj
Në emrin tim personal, subjektit që drejtoj, Alternativa Shqiptare dhe si kryetar i komunës së Tuzit, dua të përshëndes Marrëveshjen e arritur për formimin e Qeverisë së Kosovës ndërmjet LVV dhe LDK.
Veçanarisht dëshiroj të përgëzoj Kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës, mikun tim të vjetër, Z.Albin Kurti!
Shpresoj që kabineti i ri qeveritar, ndër të tjera do të vazhdoj marrëdhëniet e mira bilaterale, Mali i Zi – Kosovë, në të mirën e qytetarëve të dy vendeve mike, si dhe për bashkëpunim sa më të ngushtë ndërshqiptar në regjion dhe më gjërë.
Ps Në vitin 2004, në Kruj të Gjergj Kastriot-Skendërbeut u betuam se do të përkrahim njëri-tjetrin kurdo të jetë nevoja. Ne po ashtu u dakorduam se do të punojmë bashkë për të mirën e kombit tonë. Vërtet Tani erdhi dita, unë në Tuz, Erioni në Tiranë, kurse Albini në Kosovë!
bashkë🇦🇱
Urime dhe suksese!
Nik Gjeloshaj
Urimi i Kryetarit te KKSH-se z. Faik Nika
Urime detyrën Kryeministër i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti. Punë të mbarë në dobi të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi
Kryetari i KKSH-se z.Faik Nika